Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dhjetë vjet më parë, qeveria vendosi një vizion zero për aksidentet në vendet e punës që përfundojnë me humbje jete. Qëllimi ishte i qartë, askush nuk duhet të vdesë në punë. Por realiteti tregon një tjetër pamje numri i viktimave nuk ka shënuar rënie. Përkundrazi, këtë vit shifrat tregojnë një rritje shqetësuese, raporton Dagens ETC.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani kanë humbur jetën 32 persona, dhe vetëm gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar katër viktima të reja në aksidente pune. Kjo shifër është më e lartë se mesatarja e viteve të mëparshme. Një pjesë e saj ndikohet edhe nga ngjarja tragjike në shkollën Risbergska, e cila përfshihet në statistikat e këtij viti, sqaron Ola Hansson nga Inspektorati i Punës për ETC.
Profesionet më të goditura
Jo të gjitha sektorët janë të prekur njësoj. Transporti, bujqësia dhe ndërtimi janë ndër fushat ku rreziku është më i lartë dhe ku ndodhin më shumë aksidente fatale.
Sipas Hansson, prapa shumicës së ngjarjeve që marrin jetë fshihen modele të përsëritura, mungesë e masave mbrojtëse, udhëzimeve të qarta për punonjësit dhe vlerësimeve të rrezikut.
“Të gjitha këto humbje mund të shmangeshin”
“E përbashkëta e këtyre aksidenteve është se ato nuk do të duhej të kishin ndodhur. Çdo rast është pasojë e dështimeve që mund të ishin parandaluar”, thekson ai.
Pavarësisht vizionit qeveritar për një punë pa viktima, realiteti i këtij viti tregon se rruga drejt atij synimi është ende e gjatë dhe e mbushur me sfida.
Written by: admin