Lajme

Mesazh i rëndësishëm për të gjithë përdoruesit që kanë një biçikletë në Suedi.

todayAugust 13, 2025 113

Background
share close

Është sezoni i lartë i vjedhjeve të biçikletave.

Në muajin gusht, kur shumë suedezë kthehen në shkollë dhe punë pas pushimeve verore, kompania e sigurimeve If vëren një rritje drastike.

Numri i vjedhjeve të biçikletave rritet ndjeshëm.

Çdo vit raportohen rreth 60 000 vjedhje biçikletash në Suedi dhe me fillimin e shkollës, kompania If sheh një rritje të qartë.

“Vjedhjet e biçikletave prekin më shumë njerëz se sa mendohet dhe mund të kenë pasoja për shëndetin publik prandaj duhet t’i marrim seriozisht,” thotë Anders Laajanen, specialist dëmesh në If, në një komunikatë për shtyp.

Rritje e dukshme

Kush ka biçikletë duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm.

If sheh një rritje të dukshme të vjedhjeve në gusht, kur shkollat fillojnë dhe njerëzit kthehen në punë pas pushimeve.

“Pas verës ka shumë që duan të blejnë një biçikletë të përdorur, gjë që fatkeqësisht krijon një treg që shfrytëzohet nga hajdutët,” thotë Laajanen.

Shumë heqin dorë

Sipas kompanisë së sigurimeve, deri në 40% e njerëzve heqin dorë nga përdorimi i biçikletës si mjet transporti nga frika se mos u vidhet.

Ky lloj krimi i përditshëm ndikon më shumë njerëz nga sa mendohet, shton Laajanen.

“Kur njerëzit heqin dorë nga biçikleta nga frika e vjedhjes, kjo ka pasoja edhe për shëndetin publik. Prandaj duhet t’i marrim seriozisht vjedhjet e biçikletave.”

Çfarë mund të bëni

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur biçikletën nga vjedhja është ta lidhni fort në një pikë fikse dhe të përdorni një bravë të sigurt.

Edhe një zinxhir shtesë që lidh rrotën në një pikë fikse mund të bëjë diferencë të madhe.

“Kërkoni faturën”

Shmangni gjithashtu parkimin e biçikletës në vende të fshehura.

Ka disa gjëra që duhet të keni parasysh edhe kur blini një biçikletë.

“Nëse blini një biçikletë të përdorur, rekomandojmë të mendoni nëse çmimi është i arsyeshëm dhe nëse shitësi duket i besueshëm,” thotë Laajanen.

“Kërkoni gjithmonë dokumentet origjinale, si fatura. Kjo ul rrezikun të blini diçka të vjedhur.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%