Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shteti pagoi 61 miliardë korona vitin e kaluar, më të përfituarit janë meshkuj në komuna të pasura.
Zbritja e interesave nga shteti suedez ka kushtuar 61 miliardë korona gjatë vitit të kaluar, një shumë që është më shumë se dyfishi krahasuar me katër vite më parë. Arsyeja është rritja e fortë e normave të interesit.
Sipas një raporti të Entit Suedez të Statistikave (SCB), pothuajse gjysma e kësaj shume ka shkuar për njerëzit me të ardhura të larta. Konkretisht, 43% e zbritjeve kanë përfituar personat që fitojnë më shumë se 52 mijë korona në muaj.
Shumë prej tyre janë meshkuj në moshë të mesme që jetojnë në komuna të pasura si Danderyd, Lidingö dhe Nacka.
Në anën tjetër, ata që përfitojnë më pak janë gra të moshuara që jetojnë në komuna më të varfra si Dorotea.
Arsyeja kryesore është se sa më i madh të jetë krediti, aq më shumë para kthehen si zbritje nga shteti. Kjo do të thotë se ata që kanë mundësi të marrin kredi të mëdha, zakonisht njerëz me të ardhura të larta përfitojnë më shumë nga ky sistem.
Written by: admin
Post comments (0)