Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shanset për një Krishtlindje me borë në jug dhe Suedin qëndrore për momentin janë shumë të ulëta. Sipas meteorologut të SVT-së, Marcus Sjöstedt, java e ardhshme pritet të vazhdojë me mot të ngrohtë dhe me re. Megjithatë, ai nuk e humbet shpresën.
Sjöstedt kujton se ka pasur vite kur gjithë dhjetori ka qenë me mot të butë, por pak para natës së Krishtlindjes moti është kthyer në të ftohtë dhe ka rënë borë.
Edhe meteorologia e TV4, Ulrika Elvgren, përpiqet të jetë optimiste. Ajo thotë se ajër më i ftohtë pritet të hyjë në vend ndërsa afrohet e diela e katërt e Adventit, gjë që mund të sjellë reshje bore. Por ajo thekson se parashikimi është ende shumë i pasigurt.
“Kjo është vetëm skica e parë, ndaj duhet marrë me shumë rezervë”, thotë Elvgren.
Written by: admin