Lajme

Meteorologu paralajmëron: Merrni ombrellat, shiu po vjen

todayAugust 3, 2026 21

Background
share close

Pas një të hëne me mot relativisht me diell, meteorologët paralajmërojnë se moti në Suedi do të ndryshojë shpejt.

Meteorologu i Klart, Lasse Rydqvist, në një prononcim për Aftonbladet, tha se gjatë javës së parë të punës pas pushimeve verore pritet të rikthehen reshjet e shiut.

Sipas tij, të martën nga jugperëndimi do të mbërrijë një sistem me presion të ulët atmosferik, i shoqëruar me reshje shiu.

Dita e mërkurë pritet të jetë veçanërisht e lagësht në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, sipas meteorologut, veriu i rajonit të Norrlandit do të jetë përjashtim, pasi atje nuk priten reshje të konsiderueshme.

Burimi: Aftonbladet

Link:https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/xr9kn8/smhi-varnar-for-brandrisk-trots-regn-pa-ingang

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%