Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pas disa javësh me borë në pothuajse të gjithë Suedinë, tani radha ka ardhur tek provinca më jugore, Skåne. Meteorologu i SVT-së, Nils Holmqvist, thotë se pritet të bjerë borë ndërmjet 5 dhe 15 centimetra, por nuk është ende e qartë se ku saktësisht do të bjerë, pasi priten ndryshime të mëdha lokale.
Ai paralajmëron se trafiku mund të jetë pak i trazuar për shkak të motit, por shton se bora nuk sjell vetëm vështirësi.
“Bora që bie do të qëndrojë dhe moti do të jetë i ftohtë në ditët në vijim. Kështu që për ata që duan të dalin për të luajtur në borë ose për të bërë ski, e kanë absolutisht mundësi për këtë,” shpjegon Holmqvist.
Written by: admin