Lajme

Metoda e re e hajdutëve të makinave, siguracioni nuk e mbulon.

todaySeptember 14, 2025 48

Background
share close

Në Norvegji po përhapet një mashtrim i ri kur shitet makina: hajdutët duken si blerës të rregullt, por dokumentet e tyre janë false dhe sigurimi nuk i mbulon këto raste.

Kompania nordike e sigurimeve Storebrand paralajmëron për një mënyrë të re vjedhjeje që po bëhet më e zakonshme në Norvegji. Hajdutët shtiren si blerës privatë, marrin makinën dhe largohen jashtë vendit, por pasi tregon dokumente të rreme për pagesën. Këto raste klasifikohen si mashtrim, jo vjedhje, dhe siguracioni i makinës shpesh nuk i mbulon.

Me përmirësimin e sigurisë te makinat moderne, hajdutët kanë ndryshuar taktikat. Tani ata përdorin një skemë që është e thjeshtë për t’u kryer dhe e vështirë për t’u zbuluar. Së pari, hajdutët kontaktojnë pronarin si blerës të zakonshëm, flasin për çmimin dhe bëjnë gjithë bisedën si në një shitje normale. Kur fillon pagesa, ata tregojnë dokumente që duken krejt të vërteta, por janë false.

Kur shitësi kupton se paratë nuk kanë hyrë në llogarinë e tij, makina është tashmë nisur jashtë vendit, shpesh drejt Baltikut. Kjo lë viktimën pa makinë dhe pa pagesë.

Storebrand thotë se ka regjistruar disa raste të tilla, veçanërisht me makina të shtrenjta dhe moderne. Hajdutët duket se preferojnë marka gjermane si BMW dhe Mercedes. Këto janë makina premium, prandaj humbja financiare është shumë e madhe për pronarin.

Petter Berg, shef i dëmeve për makina në Storebrand, thotë në komunikatën për shtyp:

“Nëse do ta shesësh makinën vetë, duhet të jesh i vetëdijshëm se siguracioni nuk i mbulon të gjitha situatat. Këto raste të reja nuk përcaktohen si vjedhje, por si mashtrim, dhe për fat të keq nuk mbulohen nga sigurimi i makinës.”

Ai shton:

“Është padyshim shumë zhgënjyese për ata që bien viktimë e kësaj forme të sofistikuar vjedhjeje makinash, që në të vërtetë është mashtrim.”

Storebrand thekson edhe një trend: vjedhjet e makinave në Norvegji kanë rënë ndjeshëm gjatë 23 viteve të fundit. Industria e sigurimeve regjistroi mbi 16 000 vjedhje makinash në vitin 2000. Që atëherë numri ka rënë dhe në 2023 u regjistruan rreth 2 700 vjedhje. Sipas Berg, derisa më parë hajdutët kanë tentuar të thyejnë teknologjinë e makinës, tani ata shfrytëzojnë mashtrimin njerëzor duke gënjyer pronarin dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Këshilla për ata që shesin makinën privat:

Petter Berg jep disa këshilla të thjeshta dhe të vlefshme:

  • Përdorni shërbime të besueshme si Finn.no “smidig bilhandel” ose shërbime të ngjashme që rrisin sigurinë e shitjes.
  • Nëse shet privatisht, mos i dorëzo makinën derisa të kesh parë që paratë janë vërtet në llogarinë tënde.

Këto hapa të thjeshtë mund të parandalojnë që pronarët të mbeten pa makinë dhe pa para, për shkak të këtij mashtrimi të ri që po përhapet.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%