Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministrja e Danimarkës dhe udhëheqësja e Socialdemokratëve, Mette Frederiksen, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pas humbjes së partisë së saj në zgjedhjet lokale të mbajtura të martën. Ajo e tha këtë në një intervistë për TV2.
“Është e vërtetë që kemi shënuar rënie në këto zgjedhje komunale, por në zgjedhjet e fundit parlamentare ne u rritëm. Nuk kam asnjë plan të largohem,” u shpreh Frederiksen.
Në Kopenhagen, qytet ku Socialdemokratët kanë pasur pushtetin për mbi 100 vjet, partia pësoi një rënie të madhe dhe dje pranoi zyrtarisht humbjen. Kjo është hera e dytë radhazi që partia del dobët në zgjedhje, pasi edhe zgjedhjet për Parlamentin Europian vitin e kaluar rezultuan një zhgënjim për Socialdemokratët.
Written by: admin