Lajme

Migrationsverket ndalon përkohësisht vendimet për “spårbytare”

todayMarch 9, 2026 204

Background
share close

Pas deklaratave të fundit për politikën e migracionit nga partitë e Marveshjes Tidö, Migrationsverket ka vendosur të ndalojë përkohësisht marrjen e vendimeve për të gjitha rastet që lidhen me të ashtuquajturit “spårbytare”.

Ky vendim vlen për personat që i plotësojnë kërkesat aktuale për nivelin e pagës sipas rregullave që janë në fuqi sot.

Bëhet fjalë për persona që duan të rinovojnë lejen e tyre të punës në Suedi, por që sipas rregullave aktuale duhet të largohen nga vendi për të bërë aplikimin për rinovim. Partitë e Marrëveshjes Tidö kanë hapur mundësinë që kjo rregullë të ndryshohet në të ardhmen.

Për shkak të kësaj situate, Migrationsverket ka vendosur të pezullojë përkohësisht vendimet për këto raste derisa të ketë më shumë qartësi.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo pauzë, pasi Migrationsverket nuk ka dhënë një afat të saktë.

Burimi: Sverigeradio

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/migrationsverket-pausar-beslut-for-sparbytare

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%