Lajme

Mijëra banorë të Stokholmit pa drita nga stuhia e erës

todaySeptember 11, 2025 22

Background
share close

Era e fortë që ka përfshirë Stokholmin ka shkaktuar probleme serioze si në transportin publik ashtu edhe në furnizimin me energji elektrike.

Sipas raportimeve të Aftonbladet, disa pemë janë rrëzuar mbi shinat e trenit Roslagsbanan, duke shkaktuar ndalim të plotë të qarkullimit. Deri në orën 19:30, nuk kishte asnjë parashikim se kur linja do të vihet sërish në funksion.

Probleme të mëdha janë shënuar edhe me energjinë elektrike. Rreth 7 500 klientë të Vattenfall dhe 8 000 klientë të Ellevio kanë mbetur pa drita në të gjithë qarkun e Stokholmit.

Sipas të dhënave nga SMHI, erërat kanë arritur deri në 20 metra për sekondë, duke bërë që dëmet të jenë të shumta dhe të vështira për t’u riparuar menjëherë.

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%