Lajme

Mijëra fëmijë rrezikojnë të humbasin miliona nga pensioni i prindërve

todayMarch 29, 2025 47

Background
share close

Qindra mijëra prindër që punojnë në sektorin privat mund të lënë fëmijët e tyre pa mbështetje financiare në rast se ndërronin jetë para kohe. Arsyeja është se ata nuk kanë zgjedhur vetë një formë pensioni që përfshin mbrojtjen e rimbursimit (återbetalningsskydd), e cila siguron që kursimet pensionale të shkojnë te familja nëse ndodh diçka.

Sipas eksperteve, mungesa e kësaj mbrojtjeje mund të bëjë që fëmijët të humbasin shuma që variojnë nga 3 deri në 5 milionë korona suedeze.

Shumë punonjës nuk janë në dijeni se duhet të bëjnë një zgjedhje aktive për këtë sigurim. Sipas statistikave, gjashtë nga dhjetë punonjës të sektorit privat nuk e kanë bërë këtë zgjedhje, dhe për punëtorët privatë, shifra është edhe më e lartë.

Ekspertët këshillojnë që të gjithë ata që kanë një pension privat të kontrollojnë nëse kanë të përfshirë këtë sigurim, në mënyrë që të mos lënë familjen e tyre pa mbështetje financiare në rast të ndonjë fatkeqësie.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%