Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i njerëzve që nuk po arrijnë të dalin nga borxhet po rritet në Suedi. Sipas të dhënave nga Zyra e Përmbarimit (Kronofogden), sot ka 437 mijë persona me borxhe të regjistruara.
Rreth një në katër prej tyre kanë mbi 20 vjet që jetojnë me këto borxhe.
Shumica e këtyre të ashtuquajturve “debitorë të përjetshëm” kanë rënë në borxhe pas situatave të vështira si divorcet, humbja e punës ose falimentimi i biznesit.
Edhe pse ekziston mundësia e ristrukturimit të borxhit (shlyerja me marrëveshje të veçantë), shumë pak persona aplikojnë.
“Shpesh njerëzit nuk aplikojnë sepse kanë frikë, turp ose besojnë mite rreth asaj që kërkohet”, thotë Erik Borgström nga Kronofogden.
Qeveria suedeze ka nisur një hetim shtetëror për të gjetur mënyra ndihme për këta persona. Një nga idetë është vendosja e një afati të qartë, pas të cilit borxhet nuk mund të kërkohen më.
Written by: admin