Lajme

Mijëra suedezë të mashtruar në skemën “pump and dump”. Humbje prej gjysmë miliard krona

todayOctober 20, 2025 45

Background
share close

Më shumë se 5 000 investitorë të vegjël suedezë janë bërë viktima të një mashtrimi të madh financiar të njohur si “pump and dump”, ku humbjet arrijnë gjithsej në rreth gjysmë miliardi korona, raporton SVT, duke iu referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Suedisë (Finansinspektionen).

Një nga personat e prekur është Catherine Bråkenhielm, e cila mendoi se po merrte këshilla të sigurta për investime nga financieri i njohur Adam Gerge përmes një grupi bisedash në internet. Ajo vendosi të investojë 600 000 korona, por më vonë kuptoi se kishte rënë pre e një mashtrimi.

“Ajo që më habiti më shumë pas gjithë kësaj ishte se asnjë moment, para se gjithçka të shembej, nuk mendova që Adam Gerge nuk ishte në të vërtetë Adam Gerge,” tha ajo për Ekonomibyrån.

Mashtrimi “pump and dump” përdor reklama të rreme dhe imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale (AI) ku shfaqen financierë apo persona të njohur, për t’i bërë njerëzit të besojnë se po marrin këshilla të vërteta për investime.

Si funksionon mashtrimi “pump and dump”:

  1. Mashtruesit shpërndajnë këshilla të rreme për aksione të një kompanie ku ata vetë kanë blerë më parë shumë aksione me çmim të ulët.
  2. Investitorët e vegjël blejnë aksionet, dhe kështu rritet vlera e tyre në treg.
  3. Mashtruesit shesin aksionet e tyre me fitim, dhe pas kësaj çmimi bie menjëherë, duke i lënë investitorët e tjerë me humbje të mëdha.

Sipas Finansinspektionen, ky lloj mashtrimi po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe paralajmërohet që investitorët të jenë shumë të kujdesshëm ndaj “këshillave të investimit” që shfaqen në internet.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%