Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth 300 mijë vende pune të punonjësve të zyrave në Suedi mund të zhduken brenda dhjetë viteve të ardhshme për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale (AI). Kështu tregon një studim i ri i bërë nga organizata e punëdhënësve të sektorit të shërbimeve, Almega, sipas raportimit të agjencisë TT.
Sipas Patrick Joyce, kryeekonomist i Almega-s, rreth 7% e vendeve të punës mund të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale gjatë një dekade.
“Edhe pse kjo shifër mund të duket e madhe, për një periudhë dhjetëvjeçare nuk është aq e lartë,” tha Joyce. Ai shtoi se shumë nga vendet e vjetra të punës do të ndryshojnë, dhe do të krijohen edhe vende të reja pune si pasojë e zhvillimeve teknologjike.
Sipas studimit, profesionet që janë më shumë në rrezik nga ndikimi i AI-së janë ato që lidhen me financat dhe sigurimet, komunikimin, programimin, juridikun si dhe administratën publike.
Ekspertët theksojnë se edhe pse disa vende pune do të zhduken, teknologjia do të sjellë mundësi të reja dhe forma të reja punësimi në tregun e punës.
Written by: admin