Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia po përballet me shpërthimin më të madh të mikoplazmës në vite, sipas raporteve të fundit nga mediat vendase. Ndërsa shumica e të infektuarve kalojnë simptomat pa ndonjë komplikacion, rreth një në dhjetë raste mund të zhvillojnë pneumoni.
Matheo, një djalë gjashtëvjeçar, është një nga të prekurit rëndë nga infeksioni. Fillimisht ai shfaqi simptoma si lodhje dhe ethe të larta, por gjendja e tij u përkeqësua shpejt, duke çuar në shtrimin e tij në spital ku iu dha antibiotikë dhe oksigjen. “Mushkëritë e tij ishin krejtësisht të bllokuara dhe ai u përkeqësua shumë shpejt… Por në fund gjendja e tij filloi të përmirësohej,” tha nëna e tij, Eveline Walfridsson, për Värmlands Folkblad.
Sipas Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, mikoplazma është shkaku kryesor i pneumonisë tek të rinjtë, veçanërisht në moshat 20–30 vjeç, duke e bërë këtë grupmoshë më të rrezikuar gjatë këtij shpërthimi, raporton Expressen.
Ekspertët këshillojnë që të rinjtë dhe prindërit të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të lodhjes dhe etheve të larta, pasi mikoplazma mund të përparojë shpejt në raste më të rënda si pneumonia.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)