Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministrat suedezë Johan Forssell, ministër i Migracionit, dhe Benjamin Dousa, ministër i Ndihmave, po qëndrojnë aktualisht në një vizitë të fshehtë në Siri. Lajmin e raporton gazeta Expressen.
Ministrat kanë mbërritur të dielën në mbrëmje në Bejrut, kryeqytetin e Libanit. Qeveria suedeze ka dashur që kjo vizitë të mbahet e fshehtë. Disa ditë më parë, Policia e Sigurisë suedeze (Säkerhetspolisen) ka shkuar në Siri për të bërë një vlerësim të sigurisë, sipas raportimeve.
Delegacioni suedez përbëhet nga rreth 15 persona. Për arsye sigurie, ata lëvizin me automjete nga një ambasadë tjetër, jo ajo suedeze.
Forssell dhe Dousa janë ministrat e parë suedezë që vizitojnë Sirinë që nga rënia e regjimit të Assadit vitin e kaluar.
Written by: admin