Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministrat suedezë kanë reaguar fuqishëm pas raportimit të Expressen për imamin Saleh Abouelenen, i cili predikoi në një xhami mbi mënyrën se si burrat mund të rrahin gratë e tyre.
Socialministri Jakob Forssmed (KD) shkruan në X se predikimi është “i tmerrshëm dhe krejtësisht i papranueshëm”.

Migrationsministri Johan Forssell (M) thotë:
“Avskyvärd hederskultur “kultura e neveritshme e nderit” nuk ka asnjë vend në Suedi.”

Edhe kryetarja e Liberaleve, Simona Mohamsson, është e zemëruar. Ajo tha për gazetën:
“Nëse nuk kuptohet që kemi zero tolerancë ndaj dhunës në marrëdhënie të afërta në Suedi, atëherë nuk ka vend për ta këtu.


Sipas raportimeve, Abouelenen predikoi për “gra të pabindura” dhe çfarë burrat kanë të drejtë të bëjnë për t’i disiplinuar ato. Imami vetë thotë se fjalët e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit.
Written by: admin