Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria daneze njofton se që nga e enjtja nuk ka pasur pengesa të rëndësishme në aeroportet e vendit, edhe pse janë vërejtur dronë. Kështu tha ministri i drejtësisë, Peter Hummelgaard, gjatë një konferencë për shtyp.
Ai e përshkroi aktivitetin e dronëve si një shenjë të luftës hibride dhe bëri lidhje me mësimet që bota nxori pas sulmeve terroriste në SHBA më 11 shtator 2001. “Ky është një realitet i ri, për Danimarkën dhe shumë vende të tjera,” tha ministri.
Ministri i mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se Danimarka ka nisur të blejë pajisje të reja për të përforcuar sigurinë, dhe një pjesë e tyre do të dorëzohet që sot.
Suedia, Franca, Gjermania dhe NATO kanë ofruar ndihmë për sigurinë gjatë samitit të BE-së që do të mbahet në ditët e ardhshme në Kopenhagen. Edhe Ukraina, e prekur nga lufta, ka ofruar ekspertizën e saj në fushën e dronëve, sipas ministrit të mbrojtjes.
Written by: admin