Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çështja e rikthimit vullnetar të emigrantëve ka shkaktuar debat në Suedi, pasi disa komuna, përfshirë Jokkmokk, kanë refuzuar ftesën e qeverisë për të zhvilluar një dialog mbi këtë temë.
Ministri i Migracionit, Johan Forsell nga partia Moderaterna, ka kritikuar qëndrimin e disa komunave dhe tha se ato po përpiqen të “marrin pikë politike” me refuzimin e tyre.
Sipas tij, qeveria dëshiron të nxisë emigrantët që duan të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre, duke ofruar mbështetje ekonomike shumë më të madhe se më parë.
Koordinatorja kombëtare për rikthimin, Teresa Zetterblad, u ka dërguar një ftesë të gjitha komunave të vendit për të diskutuar se si mund të forcohet puna për rikthimin vullnetar.
Disa komuna e kanë refuzuar këtë ftesë, por disa të tjera e kanë pranuar.
Sipas Zetterblad, deri të martën pasdite 65 komuna kishin pranuar të marrin pjesë në dialog me qeverinë.
Rritje e madhe e ndihmës për rikthim
Qeveria suedeze ka propozuar që ndihma financiare për rikthimin vullnetar të rritet ndjeshëm.
Sipas planit të ri:
Këto ndryshime në rregullore janë aktualisht në fazën e konsultimit publik dhe, nëse miratohen, do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026.
Burimi: SVT
Written by: admin