Lajme

Ministri Forssell komenton kritikat e Trump ndaj Suedisë

todayDecember 9, 2025 84

Background
share close

Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), ka reaguar pas deklaratës së Donald Trumpit, sipas të cilit Suedia është bërë “një vend krejt tjetër” për shkak të emigracionit.

Në një koment përmes email-it për gazetën Omni, Forssell thekson se sot Suedia ka nivelin më të ulët të emigracionit për azil që nga viti 1985.

Ai shton se pasojat e politikave të mëparshme të emigracionit dhe integrimit pa kushte janë të dukshme.

Forssell njofton gjithashtu se qeveria do të vazhdojë me politikën e nisur, duke ulur më tej emigracionin për azil dhe duke ashpërsuar rregullat për emigracionin familjar dhe marrjen e shtetësisë.

Përtej kësaj, ministri nuk ka komentuar kritikat e Trump ndaj Suedisë dhe Evropës.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%