Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri i Punës, Johan Britz (L), ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për rezultatet e deritanishme të programit të qeverisë për vendet e punës të integrimit, një nismë e krijuar për të ndihmuar të papunët afatgjatë dhe të sapoardhurit. Në një mesazh për gazetën Aftonbladet, ai u shpreh se është “i pakënaqur” me mënyrën si ka funksionuar programi deri tani.
Sipas raportimit të revistës Kollega në fillim të nëntorit, pavarësisht investimit të madh, nisma ka sjellë vetëm 84 vende të reja pune.
Qeveria kishte caktuar 510 milionë krona për vitin 2025 për këtë program, por deri tani vetëm 8 milionë janë përdorur.
Ministri Britz kërkon që palët e përfshira të angazhohen më fort:
“Duhet një përmirësim. Palët duhet të marrin më shumë përgjegjësi se më parë që kjo reformë të funksionojë”, shkroi ai në mesazh.
Megjithatë, qeveria nuk ka ndërmend ta braktisë nismën. Investimet do të vazhdojnë:
11 milionë krona në vitin 2025
84 milionë krona në vitin 2027
196 milionë krona në vitin 2028
Written by: admin