Lajme

Ministri këshillon prindërit: Mos u blini fëmijëve smartphone për Krishtlindjet

todayDecember 21, 2025 13

Background
share close

Ministri i Çështjeve Sociale, Jakob Forssmed (KD), u bën thirrje të gjithë prindërve që të mos u blejnë fëmijëve smartphone si dhuratë për Krishtlindje. Këtë mesazh ai e dha në një intervistë për gazetën Göteborgs-Posten.

Mos e bëni, thotë ministri.

Sipas tij, teknologjia po ndikon fort në jetën familjare. Ajo merr shumë kohë dhe përmbajtja e saj hyn drejtpërdrejt në familje, duke ndërhyrë në çdo moment të jetës së përditshme.

Jakob Forssmed beson se pas rreth 15 vitesh, shoqëria do t’i shikojë këto vite me “njëfarë frike”. Arsyeja, sipas tij, është se lidhja mes përdorimit të telefonave dhe shëndetit të fëmijëve po bëhet gjithnjë e më e qartë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%