Lajme

Ministri: Papunësia ra në Suedi, por 60% e të papunëve afatgjatë janë të lindur jashtë vendit

todayMay 21, 2026 13

Background
share close

Ministri suedez i Punësimit, Johan Britz, e ka cilësuar si “një rreze të vogël shprese” uljen e papunësisë në Suedi, pas publikimit të statistikave të reja nga Statistics Sweden (SCB).

Sipas shifrave të publikuara, papunësia gjatë muajit prill ka rënë në 8.5%. Megjithatë, ministri theksoi se niveli i papunësisë vazhdon të mbetet ende shumë i lartë.

“Papunësia ra gjatë prillit, por është ende tepër e lartë”, shkroi ai në rrjetin social X.

Ministri Johan Britz tha se një ndër arsyet kryesore që papunësia mbetet problem është fakti se rreth 60% e personave që janë të papunë për një kohë të gjatë janë të lindur jashtë Suedisë.

Sipas tij, nevojiten më shumë arsimime dhe kurse që çojnë drejt punësimit, si edhe njohuri më të mira të gjuhës suedeze, në mënyrë që më shumë njerëz të kenë mundësi të hyjnë në tregun e punës.

 

Burimi:SCB

Link: https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/arbetsmarknad/utbud-av-arbetskraft/arbetskraftsundersokningarna-aku/pong/statistiknyhet/arbetskraftsundersokningarna-april-2026/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%