Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri suedez i çështjeve civile, Erik Slottner nga partia Kristdemokraterna (KD), mendon se më shumë komuna të vogla në Suedi duhet të bashkohen, sidomos ato që ndodhen në Skåne dhe Västra Götaland.
Sipas tij, bashkimi i komunave do të ndihmonte vendin të përballej më mirë me sfidat e mëdha që ka përpara.
“Jam i bindur se nëse më shumë komuna do të bashkoheshin, Suedia do të ishte më e fortë dhe më e përgatitur për të përballuar çështje si kujdesi shëndetësor, përkujdesja për të moshuarit, arsimimi, ndryshimet klimatike dhe digjitalizimi,” tha Slottner për agjencinë TT.
Por, pavarësisht propozimit të ministrit, vetë komunat nuk tregojnë interes për bashkim.
Një studim i bërë vitin e kaluar tregoi se në mesin e komunave suedeze pothuajse nuk ka aspak dëshirë për t’u bashkuar me njëra-tjetrën.
Written by: admin