Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, është përfshirë në një skandal të madh financiar. Sipas gazetës Dagens Nyheter, ai ka financuar në fshehtësi tre poste zyrtare brenda stafit të kryeministrit somalez Hamza Abdi Barre, i cili njihet për qëndrime antisemite, islamiste dhe për mbështetjen ndaj grupit terrorist Hamas.
Qëllimi i këtij financimi ka qenë që Somalia të pranojë më shumë shtetas të saj të dëbuar nga Suedia. Por problemet fillojnë me mënyrën se si është bërë kjo marrëveshje. Tre personat e punësuar janë të afërm të ngushtë të kryeministrit Barre, dhe secili prej tyre ka marrë mbi 100 000 krona suedeze në muaj një shumë shumë e madhe, sidomos në një nga vendet më të korruptuara në botë.
Në total, bëhet fjalë për rreth pesë milionë krona që janë dërguar përmes Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Somalinë. Por Ministria e Drejtësisë suedeze nuk ka mundur të shpjegojë saktësisht se për çfarë janë përdorur këto para.
Ky është vetëm një nga disa skandalet që kanë shpërthyer muajt e fundit. Ekot kishte zbuluar më herët se qeveria suedeze (Tidöregeringen) kishte bërë një marrëveshje me Somalinë në vitin 2023. Sipas asaj marrëveshjeje, miliona krona nga ndihma suedeze do të kalonin përmes agjencisë së OKB-së UNDP drejt zyrës së kryeministrit somalez, në këmbim që Somalia të pranonte më shumë persona të dëbuar nga Suedia.
Ekspertët e Agjencisë Suedeze për Zhvillim (Sida) dhe punonjës të ambasadës suedeze në Kenia janë tronditur nga mënyra si është bërë kjo marrëveshje. Në mesazhe të brendshme, ata e kanë quajtur veprimin e qeverisë “plotësisht të çmendur” dhe kanë thënë se një gjë e tillë nuk do të ishte bërë kurrë pa urdhër të drejtpërdrejtë nga qeveria.
Edhe më shqetësuese është fakti që Forssell, tani si ministër i Migracionit, ka bërë një marrëveshje tjetër të ngjashme, këtë herë jashtë programeve të ndihmës zyrtare. Sipas kritikëve, ai ka anashkaluar diplomatët dhe ekspertët që e kishin paralajmëruar për rreziqet e korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve.
Qeveria suedeze është përpjekur ta mbrojë veten duke thënë se është normale të vihet presion mbi vendet që refuzojnë të pranojnë qytetarët e tyre të dëbuar. Por shumë e shohin këtë si një justifikim të dobët për një veprim të rrezikshëm dhe të pandershëm.
Kritikët tani pyesin me habi:
Që kur është bërë normale për një qeveri suedeze të paguajë në fshehtësi rroga për një regjim të korruptuar që lavdëron terrorizmin?
Burimi: Dagen Nyheter/Aftonbladet
Linku i lajmit në Suedisht: https://www.aftonbladet.se/ledare/a/mPGxaL/johan-forssell-jaha-nu-fixar-forssell-loner-at-somalias-korrupta-regim
Linku DN për lajmin: https://www.dn.se/ledare/det-korrupta-styret-i-somalia-kan-tacka-regeringen-for-fint-samarbete/
Written by: admin