Lajme

Ministri suedez: Nuk ka rrezik për papunësi masive – Suedia është e qëndrueshme

todayApril 7, 2025 25

Background
share close

Pavarësisht krizave në tregjet botërore dhe taksave të reja nga presidenti amerikan Donald Trump, Suedia nuk përballet me rrezik të menjëhershëm për papunësi masive.

Kështu thotë ministri i Punës në Suedi, Mats Persson nga partia Liberale. Ai thekson se vendi është në një pozitë të mirë ekonomike – me borxh të ulët, nivele të larta punësimi dhe kompani të forta.

– Suedia është shumë e qëndrueshme, edhe pse situata në botë është e pasigurt, u shpreh ministri për agjencinë TT.

Ai përmendi gjithashtu se forcimi i monedhës suedeze (kronës) në fillim të këtij viti është një shenjë pozitive.

Por Persson pranon se shqetësimet në ekonominë globale mund ta ngadalësojnë procesin e rimëkëmbjes.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%