Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Klientët që kanë kredi për shtëpi duhet të jenë më kërkues dhe të mendojnë seriozisht për të ndërruar bankë për të marrë kushte më të mira.
Kështu u shpreh ministrja suedeze e financave Elisabeth Svantesson (M) në një intervistë për agjencinë TT.
”Jini më të ashpër me bankën, tha ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve të kërkojnë norma interesi më të ulëta”.
Svantesson kritikoi bankat për faktin se ato nuk po ndjekin uljet e normës bazë të interesit nga Riksbanken (Banka Qendrore e Suedisë).
Sipas saj, fitimet e bankave kanë qenë “provokuese dhe të larta” gjatë viteve të fundit, pavarësisht ndryshimeve në treg.
Megjithatë, ministrja hodhi poshtë idenë që shteti të detyrojë bankën shtetërore SBAB të ofrojë normën më të ulët të interesit.
Ajo theksoi se klientët kanë mundësi të ndikojnë më shumë duke bërë presion dhe duke krahasuar ofertat, por pranoi se tregu bankar është i përqendruar dhe se transparenca në mënyrën si bankat vendosin normat e interesit është e kufizuar.
Written by: admin