Lajme

Ministrja: Shtypja për arsye nderi është shumë e përhapur në Suedi

todayJanuary 5, 2026 52

Background
share close

Qeveria suedeze premton më shumë ndihmë për personat që vuajnë nga shtypja për arsye nderi. Kështu deklaron ministrja e barazisë gjinore, Nina Larsson (L), në një intervistë për SVT Nyheter Södertälje.

Deklarata e ministres vjen pasi të hënën, në Gjykatën e Qarkut të Södertäljes, u dha dënimi i tretë radhazi ku shtypja për arsye nderi ishte vepra kryesore penale. Ky fakt, sipas qeverisë, tregon se problemi është serioz dhe i përhapur në shoqërinë suedeze.

Për këtë arsye, qeveria ka vendosur të rrisë mbështetjen financiare. Sipas Nina Larsson, për vitin 2026 janë ndarë mbi 100 milionë korona suedeze për punën kundër “shtypjes për arsye nderi” dhuna ndaj grave ose vajzave të mitura.

“Ne shohim qartë se ky fenomen është i përhapur dhe se duhet t’i jepet fund”, thotë ministrja.

Vendimi i fundit i gjykatës ka të bëjë me një nënë, e cila sipas vendimit gjyqësor ka kërcënuar dhe kufizuar vajzën e saj në mënyra të ndryshme, me qëllim “ruajtjen e nderit të familjes”. Për këto veprime, gruaja u dënua me burgim prej pak më shumë se një viti.

Rasti ka nxitur reagime të forta dhe ka sjellë sërish në vëmendje problemin e shtypjes për arsye nderi në Suedi, si dhe nevojën për masa më të forta për mbrojtjen e viktimave.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%