Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministrja e Shëndetësisë së Suedisë, Elisabet Lann nga Kristdemokraterna (KD), ka deklaruar se rajonet që nuk ofrojnë kujdes shëndetësor në kohën e duhur duhet të ndëshkohen me gjoba.
Deklarata u bë gjatë intervistës së së shtunës për Ekot, ku ministrja tha se ligji për garancinë e kujdesit shëndetësor nuk është zbatuar plotësisht që kur u hyri në fuqi.
“Është mjaft e kotë të kemi një ligj që nuk sjell asnjë pasojë kur nuk zbatohet,” tha Lann.
Sipas saj, kërcënimi me gjoba mund të shërbejë si një nxitje që vepron në drejtimin e duhur, për t’i bërë rajonet të marrin më seriozisht detyrimet e tyre dhe të sigurojnë që pacientët të marrin kujdes shëndetësor në kohë.
Me këtë propozim, ministrja kërkon që sistemi i garancisë së kujdesit të bëhet më efektiv dhe që asnjë pacient të mos mbetet pa trajtim për shkak të vonesave nga autoritetet rajonale.
Written by: admin