Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në jug të Stokholmit janë raportuar shumë vjedhje të mobiljeve të kopshtit. Policia ka marrë mbi 20 ankesa nga qytetarë që thonë se dikush u ka vjedhur tavolina dhe karrige nga oborret apo ballkonet e tyre.
Sipas raportimit të SVT Nyheter Stockholm, bëhet fjalë për mobilje të shtrenjta, të cilat shiten lehtë më pas, pasi nuk kanë ndonjë shenjë identifikuese që tregon se kujt i përkasin.
“Këtë vit duket se ka më shumë raste se zakonisht”, thotë Andreas Lindfors nga Policia e Globenit për gazetën Mitt i.
Vlera totale e mobiljeve të vjedhura është rreth 400 mijë korona. Policia u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.
Written by: admin
Post comments (0)