Lajme

Moderaterna premton ulje të reja taksash nëse fiton zgjedhjet 2026

todaySeptember 24, 2025 25

Background
share close

Partia suedeze Moderaterna ka njoftuar se, nëse fiton zgjedhjet në vitin 2026, do të vazhdojë të ulë taksat.

Sipas planit, do të krijohet një “zbritje” e re që do ta bëjë më të thjeshtë sistemin e tatimit mbi të ardhurat. Kjo do të thotë se disa lehtësime tatimore që ekzistojnë sot do të bashkohen në një të vetme.

Ministri i tregjeve financiare, Niklas Wykman, thotë se ndryshimi do ta bëjë sistemin më të qartë dhe më të lehtë për qytetarët dhe bizneset.

Propozimi, që do të prezantohet në kongresin e partisë në tetor, përfshin edhe ulje taksash për pensionistët dhe për kompanitë e reja (start-up).

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%