Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia suedeze Moderaterna propozon që ditët e friluftit në shkolla të bëhen të detyrueshme. Ky propozim është pjesë e programit të ri politik të partisë.
Sipas planit, friluftsdagen do të organizohet një herë në çdo semestër dhe do të zbatohet në të gjitha klasat e shkollës fillore. Qëllimi është që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete në natyrë rregullisht.
Moderaterna thotë se dëshiron të investojë më shumë në këtë fushë, por nuk jep informacion se si do të financohet kjo nismë.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson (M) shprehet se investimi është i rëndësishëm edhe nga ana ekonomike.
“Ne besojmë se lidhja me shumë fusha të tjera të shoqërisë bën që ky investim të ketë një rëndësi të madhe ekonomike, sepse paratë që jepen kthehen në përfitime në mënyra të tjera”, thotë ai.
Written by: admin