Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Disa të rinj që kanë ardhur në Suedi si fëmijë rrezikojnë të dëbohen vetëm, sapo mbushin 18 vjeç, edhe pse familja e tyre mund të qëndrojë.
Drejtues të Moderatëve thonë se kjo është e padrejtë dhe po kërkojnë ndryshim ligji. Kryetari i Moderata Ungdomsförbundet, Douglas Thor, thekson se Suedia duhet të dëbojë kriminelët, por jo të rinjtë e ndershëm që studiojnë, punojnë dhe janë integruar.
Edhe Helena Nanne nga kryesia e partisë mbështet idenë. Ajo thotë se nuk duhet të largohen të rinjtë që nuk varen nga ndihmat sociale dhe që kontribuojnë për vendin.
Propozimi i tyre është që rregullat më të buta që sot vlejnë për fëmijët të zbatohen për të rinjtë deri në 25 vjeç. Kjo do t’i lejonte ata të përfundonin shkollën dhe të hynin në tregun e punës.
Rritja e rasteve të tilla vjen pasi lejet e përhershme janë zëvendësuar me leje të përkohshme, të cilat duhet të rinovohen disa herë. Me vonesat në Migrationsverket, shumë fëmijë mbushin 18 vjeç para se të kenë mundësi të marrin leje të përhershme.
Burimi: DN
Written by: admin