Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Burime brenda Partisë së Moderatëve (M) kanë bërë të ditur për televizionin suedez TV4 Nyheterna se brenda partisë po diskutohet nëse duhet të vazhdojnë qeverisjen me mbështetje më të dobët politike apo nëse është më mirë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Shpresat për gjetjen e një zgjidhjeje politike u rritën pasi detyra për të zhvilluar bisedime për formimin e qeverisë iu besua lideres së Partisë së Qendrës (C), Elisabeth Thand Ringqvist.
Bisedimet mes Moderatëve, Partisë së Qendrës dhe Demokristianëve (KD) janë duke vazhduar. Sipas burimeve, mundësitë për të arritur një marrëveshje janë tani më të mëdha sesa ishin menjëherë pas zgjedhjeve.
Një nga mundësitë që po shqyrtohet është që lideri i Moderatëve, Ulf Kristersson, të arrijë të formojë një qeveri të pakicës. Në këtë rast, ai do të paraqiste një projektbuxhet që do ta kishte të vështirë ta kundërshtonin me votë kundër si Partia e Qendrës, ashtu edhe Demokratët e Suedisë (SD).
Megjithatë, kjo zgjidhje nuk mbështetet nga të gjithë brenda Moderatëve. Disa anëtarë të partisë mendojnë se zgjedhjet e parakohshme mund të jenë një mundësi më e mirë.
Një burim brenda partisë shprehet se Moderatët kanë mundësi të mira për të dalë më të fortë nëse vendi shkon sërish në zgjedhje.
“Kemi shanse të mira në një zgjedhje të parakohshme. Socialdemokratët (S) mund të pësojnë një rënie të madhe dhe kështu ne mund ta forcojmë pozicionin tonë në planin afatgjatë“, thotë burimi për TV4 Nyheterna.
Pra, brenda Moderatëve po shqyrtohen dy mundësi: vazhdimi i përpjekjeve për të formuar një qeveri të pakicës me mbështetjen e nevojshme në parlament, ose shkuarja drejt zgjedhjeve të parakohshme, me shpresën se partia do ta forcojë pozitën e saj politike në të ardhmen.
Burimi: TV4
Link: https://www.tv4.se/artikel/5737kH2yOFa0LR1MDIJf29/interna-diskussionen-i-m-ska-inte-vara-raedda-foer-extra-val
Written by: admin