Lajme

Moderatët premtojnë 5 mijë korona më shumë për familjet me fëmijë

todayMay 9, 2026 113

Background
share close

Moderaterna ka prezantuar premtimin e tyre kryesor për zgjedhjet e ardhshme: më shumë para për familjet me fëmijë.

Gjatë takimit kombëtar të partisë në Stockholm, kryeministri Ulf Kristersson deklaroi se një familje e zakonshme me dy fëmijë do të ketë mundësi të mbajë edhe 5 000 korona më shumë në muaj.

Pas deklaratës së kryeministrit, ministrja e Financave Elisabeth Svantesson tha se Moderatët do të vazhdojnë të punojnë që familjet me fëmijë të kenë ekonomi më të mirë edhe gjatë mandatit të ardhshëm.

Ajo nuk tregoi ende saktësisht se si do të realizohet kjo rritje e të ardhurave, por tha se partia do të paraqesë së shpejti planin për financimin e premtimeve.

“Është e rëndësishme që qytetarët të dinë jo vetëm premtimet e partive, por edhe si do të paguhen ato. Prandaj do të prezantojmë së shpejti financimin”, tha Svantesson për TV4 Nyheterna.

Sipas saj, gjatë mandatit aktual qeveria ka bërë që familjet me fëmijë të kenë rreth 5 000 korona më shumë në muaj krahasuar me vitin 2022.

“Ne duam që edhe në mandatin e ardhshëm familjet të kenë më shumë para në xhep”, tha ajo.

Kur u pyet nëse kjo është më shumë një dëshirë sesa një premtim konkret, Svantesson u përgjigj se bëhet fjalë për një premtim të qartë politik.

“Moderatët do ta shtyjnë këtë çështje përpara në qeverinë e ardhshme që ne synojmë të udhëheqim”, tha ministrja.

Burimi: TV4

Link: https://www.tv4.se/artikel/6HyCfOy4LDNCN2K4gwBwFB/moderaternas-valloefte-5-000-kronor-mer-till-barnfamiljer?fbclid=IwdGRjcARsiqlleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR6ntnmqzMHP2tbwbAS-x4B_wy-v2k0n0O755SbqyLsFFmrzP1aS9OdXdFV4sw_aem_cKcmYNeU_Iy8Glr2C9Gp7w

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%