Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Këtë javë suedezët do të përjetojnë një fillim të ngrohtë dhe të këndshëm të pranverës, me temperatura më të larta se zakonisht për muajin prill. Sipas parashikimit të SMHI, ditët e para të javës do të jenë me diell dhe të ngrohta, por më pas pritet të rikthehen shirat.
Të hënën, temperaturat në Götaland dhe Svealand do të jenë nga 10 deri në 15 gradë, ndërsa në veri nga 5 deri në 12 gradë. Gjatë javës, temperaturat do të vazhdojnë të rriten, dhe për festat e Pashkëve, të enjten dhe të premten, në jug të Suedisë mund të shkojnë deri në 20–22 gradë.
Megjithatë, moti nuk do të mbetet i mirë gjatë gjithë javës. Të mërkurën pritet reshje të prekë pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Të premten, një tjetër valë shiu pritet të vijë nga perëndimi.
“Moti është ende i pasigurt për fundjavën, por ka shumë gjasa që të ketë shi,” thotë meteorologu Anders Wettergren nga SMHI.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)