Lajme

MUF: Hetimi i vlerave është humbje parash

todayAugust 12, 2025 47

Background
share close

Qeveria suedeze ka vendosur të shpenzojë pesë milionë krona për të studiuar vlerat e qytetarëve të lindur në Suedi dhe atyre të ardhur nga jashtë.

Kryetari i Moderata Ungdomsförbundet (MUF), Douglas Thor, kritikon këtë vendim dhe e quan humbje parash. Sipas tij, organizata “World Values Survey” ka bërë më parë studime të ngjashme dhe nuk ka nevojë të përsëriten.

“Kur ribëjmë diçka që është bërë tashmë, humbasim kohë. Ne kemi nevojë të ecim përpara, jo të kthehemi pesë vite mbrapa,” tha Thor për gazetën Svenska Dagbladet.

Ai shtoi se rezultatet e studimeve të mëparshme tregojnë dallime të qarta mes vlerave të suedezëve të lindur në vend dhe atyre të ardhur nga vende të tjera, sidomos nga Lindja e Mesme, ku sipas tij kultura është më kolektiviste dhe korrupsioni më i lartë krahasuar me vendet protestante si Suedia.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%