Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rasti i Zahra dhe Afshad ka hapur debat të madh në Suedi. Ata pritet të dëbohen në Iran, edhe pse të dy kanë punë në spitalin SÖS dhe kanë jetuar në Suedi për nëntë vjet. Arsyeja është se nuk lejohet më byta spår “ndryshimi i rrugës”, pra kalimi nga statusi i azilkërkuesit në emigrant për punë.
Kryetari i Forumit Rinor të Moderatëve (MUF), Douglas Thor, thotë se ky rregull po jep pasoja të gabuara. Ai shprehet se sistemi suedez i emigracionit ka pasur probleme serioze prej shumë vitesh.
“Suedia ka pasur për një kohë të gjatë çmenduri në sistemin e emigracionit”, thotë Douglas Thor në një debat në televizionin SVT, ku u përball me ministrin e Migracionit, Johan Forssell (M).
Ministri i Migracionit, Johan Forssell, mbron vendimin për heqjen e mundësisë së ndryshimit të statusit. Sipas tij, ky sistem ka sjellë shumë mashtrime dhe abuzime. Ai thekson gjithashtu se Zahra dhe Afshad kanë ende mundësinë të aplikojnë përsëri për leje të re pune nga Irani.
Written by: admin