Lajme

Mungesë e madhe gjaku në Västra Götaland, mund të shtyhen operacionet.

todayDecember 8, 2025 11

Background
share close

Sistemi shëndetësor në rajonin Västra Götaland po jep alarmin për mungesë të madhe gjaku para festave të fundvitit. Lajmin e raporton gazeta Göteborgs-Posten.

Sipas Spitalit Universitar Sahlgrenska, në rajon mungojnë mbi 500 qese gjaku. Këtë informacion e ka dhënë agjencia e lajmeve TT.

Mjekja Anna Wiberg nga shërbimi i dhurimit të gjakut “Geblod” thotë se situata është shumë serioze dhe dhuruesit e gjakut duhen urgjentisht.

Ajo shton se ekziston rreziku që spitalet të detyrohen të shtyjnë operacionet që ishin planifikuar.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%