Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në disa zona të Suedisë është shfaqur një mungesë e madhe uji. Ekspertët thonë se niveli i ujërave nëntokësore është shumë i ulët dhe kjo është një situatë shqetësuese.
Sipas SVT Nyheter, zonat më të prekura janë Boden në veri dhe Gotland në jug, ku niveli i ujit është “kritik” dhe më i ulëti që është parë ndonjëherë. Sipas hidrologes Hanna Pierrau nga SMHI, kjo ndodh sepse gjatë dimrit ka pasur shumë pak shi dhe intervale të gjata pa reshje.
Për të kursyer ujin, disa komuna kanë ndaluar përdorimin e ujit për ujitje të kopshteve apo larjen e makinave.
“Në komunën e Gnestës kemi ndalim të ujitjes që nga viti 2018, dhe në Gotland ndalimi është i zakonshëm çdo verë”, thotë Erik Öhman nga Shërbimi Gjeologjik i Suedisë.
Qytetarët këshillohen të përdorin ujin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e vendosura nga komunat.
Written by: admin
Post comments (0)