Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Industria e snusit në Suedi mund të përballet me ndërprerje serioze të furnizimit nëse nuk arrihet një marrëveshje midis sindikatës së punëtorëve dhe SMD Logistics. Sindikata e Punëtorëve të Industrisë Ushqimore (Livsmedelsarbetareförbundet) ka dhënë një paralajmërim për grevë që pritet të hyjë në fuqi më 1 prill, duke kërcënuar shpërndarjen e shumicës së snusit dhe duhanit në vend.
Arsyeja pas këtij paralajmërimi është vendimi i SMD Logistics për të nënshkruar një marrëveshje kolektive me Svensk Handel, gjë që sipas sindikatës është një përpjekje për të ulur kostot në dëm të kushteve të punëtorëve.
“Kjo është një përpjekje e pastër për të bërë ‘pazar’ me marrëveshjet dhe asgjë tjetër. Punëdhënësi thjesht kërkon një marrëveshje më të lirë që përkeqëson kushtet për anëtarët tanë,” deklaroi Jolan Wennberg, nënkryetari i dytë i sindikatës Livs, në një komunikatë për shtyp.
Rreth 150 punëtorë të industrisë ushqimore pritet të preken nga greva. Paralajmërimi do të tërhiqet vetëm nëse SMD Logistics pranon të nënshkruajë një marrëveshje të veçantë me sindikatën Livs ose të rikthehet si anëtare e Organizatës së Industrisë Ushqimore (Livsmedelsföretagen).
Nëse nuk arrihet një marrëveshje, pritet që mungesa e snusit të fillojë të ndihet në dyqane brenda pak ditësh pas fillimit të grevës.
Written by: admin
Post comments (0)