Lajme

Mungonin faqe në pasaportë, u gjobit me 18,600 korona.

todayNovember 1, 2025 43

Background
share close

Një 25-vjeçar në Suedi është dënuar me gjobë pasi pasaportës së tij i mungonin disa faqe. Sipas një vendimi të ri të Gjykatës së Apelit, një pasaportë me faqe të grisura apo të hequra konsiderohet si dokument i rremë, edhe nëse të dhënat personale janë të paprekura.

Migrationsverket: “S’ka problem”

Burri ka treguar në gjykatë se pasaportën e kishte përdorur për t’u identifikuar. Ai ka thënë se u kishte bërë me dije zyrtarëve të Migrationsverket se pasaportës i mungonin disa faqe. Sipas tij, përgjigjja që mori nga autoriteti ishte se nuk kishte pse të shqetësohej dhe se do ta kontaktonin nëse do të lindnin ndonjë problem.

Edhe Gjykata e Shkallës së Parë (Tingsrätten) kishte vlerësuar se pasaporta ishte e vërtetë. Sipas gjykatës, dokumenti ishte i dëmtuar, por të dhënat personale nuk ishin ndryshuar dhe as dëmtuar.

Gjykata e Apelit: “Pasaportë e ndryshuar do të thotë pasaportë e rreme”

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka pranuar se pasaporta është e vërtetë, por thekson se fakti që i mungojnë faqe do të thotë se dokumenti është i ndryshuar dhe për këtë arsye i rremë. Gjykata shton se nuk ka rëndësi se çfarë ishte shkruar në faqet që mungojnë vetë mungesa e tyre e bën dokumentin të pavlefshëm.

Ka vepruar me vetëdije

Gjykata e Apelit ka arritur në përfundimin se burri ka vepruar me qëllim. Ai ka ditur se pasaportës i mungonin faqe, por sërish e ka përdorur për të vërtetuar identitetin e tij.

“Fakti që ai ka paraqitur pasaportën ka shkaktuar rrezik në aspektin e provave”, thuhet në raportimin e Dagens Juridik.

Raste të ngjashme janë shënuar edhe më parë. Në vitin 2016 një burrë tjetër u dënua për një situatë të njëjtë, por çështja e tij nuk u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Tani, 25-vjeçari i dënuar duhet të paguajë 30 gjoba ditore me vlerë 620 korona secila, që në total bëjnë 18,600 korona suedeze.

Burimi: Dangen PS

Link: https://www.dagensps.se/privatekonomi/saknade-sidor-i-passet-fick-boter/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%