Lajme

NATO rrit vigjilencën në Detin Baltik pas incidenteve me dronë në Danimarkë

todaySeptember 27, 2025 16

Background
share close

NATO ka rritur masat e sigurisë dhe vigjilencës në rajonin e Detit Baltik pas disa incidenteve të fundit me dronë në Danimarkë. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Reuters.

Aleanca ka sqaruar se po forcon punën e inteligjencës, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin për të parandaluar rreziqe të mundshme. Përveç këtyre masave, NATO do të dërgojë edhe një fregatë të pajisur me mbrojtje ajrore në zonë.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka deklaruar se “një luftë hibride në tokën daneze ka filluar”, duke paralajmëruar për një situatë të rrezikshme. Edhe udhëheqësit evropianë kanë theksuar se ngjarjet janë shumë serioze.

Ende nuk dihet kush qëndron pas operacioneve me dronë, por disa vende evropiane kanë ngritur dyshime se pas tyre mund të jetë Rusia.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%