Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pashkët janë një nga periudhat më të ngarkuara të trafikut në Suedi. Për të ulur rrezikun e aksidenteve, Trafikverket ka vendosur disa masa të reja në rrugët më të frekuentuara, sipas raportimit të SVT Nyheter.
Në autostradën E4 që kalon nëpër Jönköping, ku trafiku është shumë i dendur, shpejtësia do të ulet në 70 kilometra në orë. Këtë vit pritet edhe më shumë lëvizje, pasi në qytet do të mbahet panairi vjetor i motorëve, ku priten rreth 100 000 vizitorë.
Ulja e shpejtësisë do të zbatohet edhe në rrugët 31 dhe 40 në të njëjtën zonë. Këto kufizime do të jenë në fuqi nga ora 08:00 e të Premtes së Madhe deri në mesnatën e së Shtunës së Pashkëve.
Për të katërmbëdhjetin vit me radhë do të vendoset edhe ndalim parakalimi në E4, në segmentin midis Gävle dhe Tönnebro. Sipas Trafikverket, kjo masë ka rezultuar një “koncept i suksesshëm”.
Autoriteti gjithashtu këshillon drejtuesit e automjeteve të shmangin rrugët më të vogla dhe i bën thirrje të gjithëve të respektojnë shpejtësinë dhe të mbajnë distancë nga mjetet e tjera për të rritur sigurinë në rrugë gjatë festave.
Burimi:SVT
Link:https://www.svt.se/nyheter/inrikes/stora-reshelgen-ar-har-undvik-mindre-vagar
Written by: admin