Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjysma e Suedisë është tani nën ndalim për ndezjen e zjarreve në natyrë, për shkak të rrezikut të lartë për zjarre në pyje. Më i fundit që ka futur këtë ndalim është qarku i Västernorrland, ku ndalimi hyri në fuqi në orën 13:00 dje dhe do të vazhdojë deri në një njoftim tjetër të dytë.
Më parë, ndalim i tillë ishte vendosur edhe në qarqet Västerbotten dhe Norrbotten, dhe pjesë të Jämtland janë po ashtu të prekura. Kjo do të thotë se masa prek një pjesë të madhe të Suedisë veriore.
“Zjarret në pyje mund të shpërthejnë lehtësisht, qoftë nga ndezja e zjarrit, shkëndijat nga makineritë apo edhe rrufetë,” ka njoftuar prefektura e Västernorrland.
Kush shkel ndalimin, mund të dënohet me gjobë.
Ndërkohë, moti në veri të Suedisë vazhdon të jetë shumë i nxehtë. Instituti i motit SMHI ka paralajmëruar për temperatura të larta në disa pjesë të Jämtland, Västernorrland dhe Västerbotten.
Written by: admin
Post comments (0)