Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Trafiku i trenave në jug të Stokholmit është ndërprerë për shkak të stuhisë Dave, sipas raportimit të radios publike suedeze.
Shkaku i ndërprerjes është një linjë elektrike e dëmtuar (kontaktlinjë), e cila ka krijuar probleme në qarkullimin e trenave.
Si pasojë, janë prekur nisjet e trenave drejt Malmö dhe Göteborg, njofton radio.
Autoriteti suedez i transportit, Trafikverket, bën të ditur në faqen e tij zyrtare se aktualisht nuk ka një parashikim se kur trafiku do të rikthehet në normalitet.
Moti i keq që përfshiu fundjavën ka sjellë pasoja të mëdha si për trafikun rrugor, ashtu edhe për atë hekurudhor gjatë ditës së hënë.
Trafikverket paralajmëron se situata mbetet “shumë e rënduar” pas kalimit të stuhisë Dave.
Burimi: Sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/tagstopp-stockholm-malmo-goteborg
Written by: admin