Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shërbimi i njohur i pagesave Swish po përjeton probleme teknike që po ndikojnë tek përdoruesit, të cilët nuk mund të realizojnë pagesa në kohë reale. Swish ka konfirmuar problemin dhe u kërkon përdoruesve të kontaktojnë bankat e tyre për çështje që lidhen me transaksionet.
Problemet janë të lidhura me sistemin e pagesave Rix të Riksbanken, ka shpjeguar për gazetën GP zëdhënësja për shtyp e Riksbanken, Susanne Meyer. “Po, kemi një ngadalësim në sistemet tona, që po ndikon në një pjesë të vogël të pagesave përmes Swish,” ka thënë Meyer.
Aktualisht, vetëm transaksionet përmes Swish janë të prekura, pasi pagesat e tij kryhen përmes sistemit të Riksbanken. Riksbanken nuk ka dhënë ende një afat se kur pritet të zgjidhen problemet.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin
Post comments (0)