Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Transportstyrelsen ka vendosur tarifat për vitin 2026. Shumë nga ndryshimet prekin kryesisht trafikun profesional, por një nga rritjet e tarifave do të ndikojë tek shumica e pronarëve privatë të makinave. Qëllimi i rritjeve është të sigurohet një ekuilibër ekonomik brenda agjensisë.
“Vitete e fundit kemi punuar intensivisht për të arritur ekuilibrin financiar deri në vitin 2028, dhe tani duket se po afrohemi,” tha Helen Hellman, shefe e financave në Transportstyrelsen.
Rritja e tarifës për regjistrimin e automjeteve
Tarifa që rritet dhe do të ndikojë tek qytetarët është tarifa vjetore për regjistrimin e automjeteve në rrugë.
Kjo tarifë paguhet për çdo automjet të regjistruar në regjistrin e automjeteve rrugore. Rritja hyn në fuqi më 1 janar 2026.
Rritja është pak mbi 7%, që përkthehet në 5 korona më shumë për automjet. Pra, tarifa shkon nga 69 në 74 korona për automjet.
Helen Hellman shpjegon: “Niveli dhe numri i tarifave nuk vendoset vetëm nga kostot e ndryshuara, por edhe nga rregullore të reja ose detyra të reja që na caktohen. Synimi ynë është që tarifat të jenë të parashikueshme dhe të qëndrueshme, në mënyrë që bizneset dhe qytetarët të mund të planifikojnë aktivitetin e tyre.”
Ndryshimet e tjera të tarifave për vitin 2026
Transportstyrelsen ka vendosur edhe këto ndryshime:
Burimi: Transportstyrelsen
Written by: admin