Lajme

Ne duam ta bëjmë më të lehtë dëbimin e kriminelëve nga Suedia.

todayOctober 31, 2025 50

Background
share close

Ulf Kristersson, kryetar i Partisë Moderata (M), dhe Johan Forssell, Minister për emigracionin i të njëjtës parti, thonë se do të bëjnë gjithçka që shtetasit e huaj që kryejnë krime të rënda të dëbohen nga Suedia. Sipas tyre, mosdëbimi i përdhunuesve të huaj është një tradhti ndaj viktimave.

Ngjarja që ndezi debatin është rasti i një 16-vjeçareje që u përdhunua teksa po kthehej nga puna në Skellefteå. Autorët e artikullit e përshkruajnë si një ngjarje të tmerrshme, dhe thonë se ajo zbuloi probleme në rregullat ndërkombëtare që pengojnë dëbimet.

Kristersson dhe Forssell thonë se shumë prindër dhe shumë qytetarë ndjehen thellë me viktimën dhe familjen e saj. Ata kujtojnë edhe shifra shqetësuese: gjatë vitit 2024, një nga katër gratë e reja 20–24 vjeç dhe një në gjashtë vajza 16–19 vjeç raportuan se janë bërë viktima të krimeve seksuale. “Kështu nuk mund të vazhdojë,” shkruajnë ata.

Gjykatat në Suedi janë të pavarura dhe vendosin sipas ligjit dhe praktikës. Autorët thonë se nuk komentojnë vendimin e rastit konkret, por nënvizojnë se nëse ligjet e tanishme japin rezultate të padrejta, duhet të ndryshohen ligjet. Sipas tyre, disa pjesë të marrëveshjeve ndërkombëtare nuk janë të përshtatshme për problemet e sotme shoqërore.

Pse ndalohen dëbimet?

Kristersson dhe Forssell shpjegojnë se në rastin e Skellefteå-s, pengesë u bë Konventa e Refugjatëve. Por problemi është më i gjerë: në Europë ka raste kur dëbimet ndalohen me argumentin se lidhja e përsonit me vendin e ri është më e rëndësishme se arsyet për të dëbuar. Kjo i referohet edhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për të zgjidhur këtë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nisën një diskutim mes liderëve evropianë dhe Këshillit të Evropës për të propozuar ndryshime që pasqyrojnë më mirë problemet e sotme. Sipas Kristersson dhe Forssell, Suedia diskutoi këto çështje edhe në samitin e fundit të BE-së.

Ata theksojnë se është e rëndësishme të ruhet respekti për të drejtën ndërkombëtare, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore, dhe për pavarësinë e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Prandaj propozojnë që Suedia të mbështesë nismën daneze dhe italiane. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për braktisjen e konventave, por për t’i bërë ato më të pranueshme dhe më të efektshme në praktikë në të kundërt rrezikohet që njerëzit të humbasin besimin në sistem.

Qëllimi i propozuar është që e drejta e viktimave për siguri të ketë më shumë peshë se lidhjet e një të dënuari me vendin ku jeton.

Çfarë planifikon qeveria suedeze?

Kristersson dhe Forssell thonë se nëse dikush kryen krime të rënda seksuale dhe nuk është shtetas suedez, ai duhet të konsiderohet si i papërshtatshëm për të qëndruar në Suedi dhe duhet të largohet nga vendi.

Qeveria po ndryshon politikën penale dhe atë të emigracionit hapë pas hapi. Vitin e ardhshëm pritet të ashpërsohen rregullat për dëbimet si pasojë e krimeve. Sipas tyre, Suedia do të ketë rregulloren më të ashpër në vendet nordike dhe do të shkojë më larg se çdo qeveri suedeze më parë. Me këto ndryshime, qeveria shpreson të bëjë shumë për sigurinë, por autorët thonë se duan të shkojnë edhe më tej.

Ata përfundojnë me një mesazh për viktimat: partia dhe qeveria qëndrojnë në anën e tyre.

Shkruesit:

Ulf Kristersson (M), partiordförande, kryetar i partisë Moderata (Kryeministër)

Johan Forssell (M), migrationspolitisk talesperson — Ministër i Emigracionit.

Burimi: Expressen

Link: https://www.expressen.se/debatt/debatt-vi-vill-gora-det-lattare-att-utvisa-grova-brottslingar-/?fbclid=PAdGRleANxrmpleHRuA2FlbQIxMQABp74URNH88aOS7PCc-mE9YSceoRJrIdQWFwdu20pT31Tvw7hZ2Hka8W1gjEwR_aem_lddt28TIVepIDfZJWkdcTg

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%