Lajme

Nevojitet kërkim i ri për të ngritur nivelin e shkollës suedeze

todaySeptember 20, 2025 17

Background
share close

Shkolla suedeze ka ende shumë sfida përpara nëse dëshiron të rikthehet si një nga më të mirat mes vendeve të OECD-së. Këtë theksojnë Magnus Erlandsson, doktor i shkencave politike, dhe Claes Nilholm, profesor emeritus i pedagogjisë, në një artikull të botuar në DN Debatt.

Sipas tyre, ka gjithsej shtatë sfida kryesore. Ndër më të rëndësishmet janë fakti që mësuesit kanë besim të ulët tek mënyra si drejtohet shkolla, mungesa e qartësisë për misionin dhe qëllimet e shkollës, si edhe rritja e problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë.

Autorët kërkojnë që të kryhet kërkim i ri shkencor, i cili të merret seriozisht me vështirësitë që ndodhin brenda klasave dhe të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve konkrete.

Kush janë autorët

Magnus Erlandsson është doktor i shkencave politike dhe lektor në fushën e lidershipit në Universitetin e Malmös.

Claes Nilholm është profesor emeritus i pedagogjisë me fokus në pedagogjinë speciale në Universitetin e Uppsalas.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%